Sport

Alarm dhe frikë te Napoli, Osimhen i infektuar nga varianti afrikan i Covid-19!

17 Shkurt 2021, 16:58 Nga DOSJA

ITALI – A është Viktor Osimhen lojtari që ka sjellë variantin afrikan të virusit, të quajtur “B.1.525” në Napoli? Lajmi u botua këtë mëngjes nga portali “Il Napolista”, por spitali universitar “Federico II”, “e mohon kategorikisht faktin, se Osimhen është lojtari nga Afrika, i infektuar nga ky variant”.

Siç dihet, tamponët e lojtarëve të Napolit analizohen në “Federico II”. Dhe pikërisht në një nga këto raste, është vërejtur një sekuencë anormale, e pa parë më parë, e cila u transferua për t’u analizuar në ekipin e institutin “Pascale”, të drejtuar nga Nikola Normano.

Por “Il Napolista” shkon më tej, duke shkruar, se zbulimi shumë i rëndësishëm i bërë nga instituti i kërkimit shkencor “Pascale”, dëshmon identifikimin në Itali të një varianti të rrallë të Covid -19, B. 1.525 “.

Pozitiviteti i Osimhen ka ngjallur interes te studiuesit e institutit “Pascale” dhe Dr. Nikola Normano, drejtor i departamentit kërkimor të biologjisë qelizore dhe bioterapive. Ai ka kërkuar të hetojë virusin e lojtarit të Napolit, të identifikuar nga “Federico II”, i cili përpunon tamponët e Napolit.

Tani, ASL në rajonin e Kampanjës, po hetohen të gjitha rastet pozitivë në klubin e Napolit, për të kuptuar nëse të tjerët nga kjo skuadër (jo vetëm lojtarët) kanë kontraktuar me versionin e virusit, që korrespondon me variantin e identifikuar te Osimhen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 instituti pascale lojtaret e napolit napoli varianti afrikan viktor osimhen covid-19 instituti pascale lojtaret e napolit napoli varianti afrikan viktor osimhen

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 18:53

Vllaznia kryesuese, sot 102 vjet klub

SHKODER – Administratori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në këtë ditë të veçantë për skuadrën shkodrane ka një dedikim special për kryesuesen e ka...

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...