Sport

“Gabimi i madh i Interit”, spanjollja “AS” për Ramën Çepelen: “Ai është Bonuçi i ri”

17 Shkurt 2021, 10:25 Nga DOSJA

GJERMANI – Në verën e kaluar, mbrojtësi Ramën Çepele, i cili debutoi me kombëtaren kuqezi në miqësoren ndaj Kosovës, është transferuar nga Italia për në Gjermani. 17-vjeçari, që menaxhohet nga ish-kapiteni kuqezi, Altin Lala, ka mbyllur letrat me të rinjtë e Interit dhe ka lidhur një kontratë me skuadrën e Hanovrit në Bundesligen 2.

Gazeta madrilene “AS” në një shkrim të saj e konsideron mbrojtësin kuqezi, si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim në moshën e tij, teksa nënvizon fort gabimin e madh të Interit, që e la 17-vjeçarin të largohej drejt Hanoverit.

“Gabimi i Interit për të cilin mund pendohet për 20 vite: Ai është Bonuçi i ri, qendërmbrojtësi i së ardhmes. Ky është Ramën Çepele, qendërmbrojtësi mëngjarash 17-vjeçar që tashmë ka bërë debutimin me ekipin e parë të Shqipërisë. Ai la Italinë për të nënshkruar me Hanover 96.


Në tregun botëror mungojnë qendërmbrojtësit e mirë, dhe akoma më rrallë janë ata që luajnë me këmbën e majtë. Nuk shpjegohet se si Interi lejoi Ramën Çepelen t’i largohej. Zikaltërit nuk pranuan të rinovonin me lojtarin e tyre, bile as nuk pranuan ndonjë ofertë nga një klub i madh Italian, duke lejuar që mbrojtësi të firmosë në Gjermani me Hanoverin.

Edhe pse ka lindur në Itali dhe ëshë aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave, Ramën ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, i tërhequr nga premtimi për të debutuar me kuqezinjtë. Ai luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në miqësoren ndaj Kosovës duke shfaqur nivel të lartë.

I gjatë 1.90 m, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, ai di të gjuajë dhe goditjet e dënimit. Shikojeni njërin prej mbrojtësve të së ardhmes!”,- shkruan e përditshmja spanjolle prë mbrojtësin e talentuar të kombëtares, Ramën Çepele.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonuçi hanover interi mbrojtesi i kombetares kuqezi ramen cepele bonuçi hanover interi mbrojtesi i kombetares kuqezi ramen cepele

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 18:53

Vllaznia kryesuese, sot 102 vjet klub

SHKODER – Administratori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në këtë ditë të veçantë për skuadrën shkodrane ka një dedikim special për kryesuesen e ka...

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...