Sport

“Conte, ta lodh unë Milanin”, Stankovic i jep një dorë Interit në prag të derbit, trajneri i Crvena-s sfidë kuqezinjë

17 Shkurt 2021, 10:34 Nga DOSJA
“Conte, ta lodh unë Milanin”, Stankovic i jep një

SERBI-Javë speciale për Dejan Stankovic. Ish-futbollisti i Interit, tashmë trajner i Crvena Zvezdës do të përballet ditën e enjte me Milanin për raundin e 32-të të Europa League, vetëm pak ditë para derbit të Milanos. Dihet që serbi vazhdon të ketë në zemër ngjyrat zikaltër dhe për të kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë.

“Inter ka fatin e vetë në dorë, shpresoj që skuadra ime mund t’u japë zikaltërve një Milan të lodhur. Conte po bën shumë mirë, është një djalë i fortë i cili nuk i lë asgjë rastësisë.

Trajneri serb foli për La Gazzeta Dello Sport për individualitetet që zotëron skuadra kuqezi. Serbi i ka përmendur të gjithë, vecanërisht Theo Hernandez, duke e krahasuar me Maicon, në vitin 2010 kur Inter fitoi të gjithë trofetë

“Metoda e lojës së tyre bazohet te individualitetet, unë mendoj për Leaon,Rebic, Castillejo, Ibrahimovic,Calhanoglu apo edhe Kessie i cili është një makinë lufte, por mbi të gjitha Theo Hernandez, aq vendimtar për ne sa Maicon në fitimin e Tripletës.” Përfundon Stankovic.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda dejan stankovic milan crvena zvezda dejan stankovic milan

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 18:53

Vllaznia kryesuese, sot 102 vjet klub

SHKODER – Administratori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në këtë ditë të veçantë për skuadrën shkodrane ka një dedikim special për kryesuesen e ka...

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...