Sport

Pioli: “Mandzukiç gati. Ne duam të bëhemi befasia e Europës”…

17 Shkurt 2021, 11:37 Nga DOSJA
Pioli: “Mandzukiç gati. Ne duam të bëhemi befasia e

ITALI – Kurthi i nënvlerësimit është një rrezik që Milani, do të përpiqet të mos e ketë më në ndeshjet e ardhshme. Me siguri Pioli e gjen veten përpara udhëkryqi të vërtetë, me ndeshjen për Europa League ndaj Crvena Zvezdën nesër dhe derbin e Madoninës, në hapësirën e tre ditëve.

Një kupë, ku sfidat tani janë me eliminim dhe një kampionat, ku qëllimi është që të rimarrin kryesimin në Seria A, pasi u kanë lënë vendin “kushërinjve” të tyre. Sidoqoftë, këto janë dy mënyra për të arritur në Champions League. Ky ishte dhe mbetet, misioni kryesor i klubit kuqezi.

Gjithsesi Pioli zgjedh një mënyrë shumë praktike dhe mjaft efektive, për të hequr qafe mbeturinat e figurës së keqe ndaj Specias. “Ne duhet të shohim përpara si gjithmonë. Në sport nuk ka rëndësi ajo që ke bërë, por ajo që do të bësh”.

Kur e dëgjon duke folur, të krijohet përshtypja se trajneri kuqezi është ende mjaft nervoz. “Një periudhë shumë delikate po fillon për ne, të gjitha ndeshjet do jenë të rëndësishme dhe çdo ndeshje duhet të luhet me maksimumin, duke filluar që nesër me Crvena Zvezdën”.

Dhe për të shpjeguar qëndrimin që ai dëshiron të shohë në ekipin e tij, Pioli shprehet: “Skuadra duhet të ndiejë emocionet dhe dëshirën për të kapërcyer pengesat si në ndeshjen kundër Rio Aves. Ne duam të bëhemi befasia e Europës “.

Më në fund, trajneri i kuqezinjve, ka folur edhe për Mandzukiç, i cili mund ta fillojë si titullar ndeshjen në Beograd për herë të parë: “Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai ka hyrë mirë dhe po punon shumë, sepse duhet të rrisë ritmin dhe intensitetin. Mendoj se ai është gati për të luajtur”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda europa league milani stefano pioli crvena zvezda europa league milani stefano pioli

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 18:53

Vllaznia kryesuese, sot 102 vjet klub

SHKODER – Administratori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në këtë ditë të veçantë për skuadrën shkodrane ka një dedikim special për kryesuesen e ka...

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...