Sport

Karabeci dhe Tirana në gjyq: “Ja pata dhënë shansin mos përfundonim këtu, gjithsesi nuk do ta pengoj për licensimin&

16 Shkurt 2021, 10:47 Nga DOSJA
Karabeci dhe Tirana në gjyq: “Ja pata dhënë shansin mos

TIRANE – Erando Karabeci, mesfushori i Teutës, shënoi golin e dytë në ndeshjen e fundit që durrsakët fituan me Skënderbeun. Mbrëmjen e djeshme, ish-kapiteni i Tiranës ishte pjesë e emisionit “Pressing” në ABC dhe foli për ecurinë e skuadrës së tij, problemin e golave, mungesën e Sherif Kallakut dhe për bardheblutë që ai i ka në zemër.

Sigurisht që një ndër pikat e debatueshme që nga largimi i tij nga Tirana është cështja e gjyqit që është hapur tashmë dhe që po mban peng shumë gjrëa tek skaudra bardheblu.

Në prag të sezonit të licensimeve për në Europë asnjë klub nuk mund të kalojë më tej nëse nuk ka shlyer detyrimet mes palëve të treta, një ndër to është Erando Karabeci tek Tirana, ku palët janë në gjyq për rreth 100 milion lekë. I pyetur nëse ai do të bëhet pengesë për klubin, Karabeci shprehet:

“Unë nuk do të bëhem kurrë pengesë për Tiranën. Madje ja kisha dhënë shansin mos përfundonim në gjyq prej kohësh por me sa duket nuk e kuptuan. Më vjen keq që jemi këtu, por gjithësesi unë nuk do të pengoj asnjëherë Tiranën. Sot luaj për Teutën por unë kam qenë dhe mbetem tifoz i Tironës, kur të lë këtë sport prap do kthehem të mbështesë atë skuadër.”
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...