Sport

Nejmar, nga e qeshura me penalltinë e Barçës, deri te përgëzimi i Mbapé: “E marta e plotë, fitorja dhe hat-trick i djal

17 Shkurt 2021, 06:41 Nga DOSJA

FRANCE – Nejmar ndoqi ndeshjen Barcelona-PSG nga shtëpia me celularin në dorë, duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale. Së pari, ai u zemërua me gjyqtarin dhe nuk mund ta besonte penalltinë, që ai akordoi në favor të Barcelonës në minutën e 26-të.

Disa sekonda pasi Mesi shënoi penalltinë, sulmuesi brazilian e tregoi mosbesimin e tij përmes rrjeteve sociale. Lojtari i Paris SG e fshiu shpejt postimin e tij dhe mund të lexohej vetëm për disa çaste.

Teksti kishte me gjashtë fytyra të qeshura dhe përcaktimi për këtë penallti (kjo penallti ishte një shaka). Kurzava, kur kaloi, e pengoi në mënyrë të  pavullnetshme për De Jong, por gjyqtari nuk hezitoi për të akorduar penallti, që edhe VAR e konfirmoi. Nejmar nuk ishte dakord.

Sidoqoftë, braziliani u tërhoq dhe e hoqi postimin nga profili i tij praktikisht menjëherë. Më vonë, ai përdori rrjetet për t’u gëzuar me lojën e Mbapé, duke shkruar: “E marta e plotë, fitorja dhe hat-trick i djalit tim…”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gezime per mbape nejmar sulmuesi brazilian i paris sg gezime per mbape nejmar sulmuesi brazilian i paris sg

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 18:53

Vllaznia kryesuese, sot 102 vjet klub

SHKODER – Administratori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në këtë ditë të veçantë për skuadrën shkodrane ka një dedikim special për kryesuesen e ka...

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...