Sport

Vllaznia kryesuese, sot 102 vjet klub

16 Shkurt 2021, 18:53 Nga DOSJA

SHKODER – Administratori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në këtë ditë të veçantë për skuadrën shkodrane ka një dedikim special për kryesuesen e kampionatit Vllazninë, që sot më 16 shkurt 2021, feston 102 vjetorin.

“Sot është 102 vjetori i themelimit të Klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia. Ky klub lindi si një Vëllazëri e vërtete dhe nxori nga gjiri i tij emra të mëdhenj që zbukuruan futbollin shqiptar.

Frymëzuar nga trofetë e shumta që pasuan ndër vite , të gjithë së bashku me vizion bashkëkohor, duhet ta çojmë në nivelet më të lartë, në arenat kombëtare edhe ndërkombëtare.

Urojmë që emri i përjetësuar i emblemës së qytetit tonë të shkojë lart e më lart, aty ku futbolli i bukur, rritja e talenteve të reja dhe rikthimi i sukseseve të jetë motoja e zhvillimit!

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 10:27

E trishtë, futbollisti 17-vjeçar humb jetën

KOSOVE – Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re,...

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...