Aktualitet

Rrugët e ngrira në Korçë! Qytetarët rrëshqasin në akull, pësojnë fraktura, urgjenca mbushet plot me njerëz

17 Shkurt 2021, 13:28 Nga DOSJA
Rrugët e ngrira në Korçë! Qytetarët rrëshqasin

KORÇË–Moti i keq ka pushtuar Shqipërinë prej ditësh tashmë. Disa akse rrugore ende vijojnë të jenë me ngrica dhe autoritetet nuk kanë bërë asgjë për ti pastruar.

Kështu në Korçë veç temperaturave të ulta qytetarët po përballen dhe me akullin e shumtë në rrugë. Disa lagje dhe pedonalja në bashkinë e Korçës janë të përfshira nga ngrica, ndërsa disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se në urgjencën e Korçës janë paraqitur 10 qytetarë të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëshqitjet në akull dhe situata mbetet problematike. Qytetarët e Korçës i bëjnë thirrje bashkisë dhe firmave kontraktuese që kanë marrë përsipër të pastrojnë qytetin të marrin masa sa më shpejt.

Moti me temperatura të ulëta do të vijojë deri ditën e premte në vend.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:35

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy elektriçistëve në Gjirokastër, mesnatën e sotme. Duke shpërndarë një v...