Aktualitet

Si të bëheni shtetas italianë nëpërmjet martesës? Ambasada sqaron: Nëse keni fëmijë të mitur përfitoni…

17 Shkurt 2021, 13:01 Nga DOSJA
Si të bëheni shtetas italianë nëpërmjet martesës?

TIRANË– Ambasada italiane në Tiranë ka dhënë sqarime mbi procedurat e dokumentacionit për çiftet shqiptaro-italiane. Në Facebook ambasada bëri të ditur sot nëse se nëse një person ka tre vite i martuar me një shtetas/e italian mund të përfitohet nënshtetësia. Mirëpo kjo vlen dhe në rastin kur në mes ka fëmijë të mitur ose të birësuar e në këtë rast afati ulet me 18 muaj.

POSTIMI:

“Dëshiron të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës dhe je banues në Shqipëri? – Duhet të kesh 3 vite i martuar me një shtetas italian. Ky afat ulet në 18 muaj nëse keni fëmijë të mitur apo nëse keni birësuar fëmijë. Kontrollo nëse i përmbush kriteret në www.ambtirana.esteri.it në zërin Pasaporta e shërbime – Shtetësi – Shtetësi nëpërmjet martesës ose Bashkimit civil (Passaporti e servizi – Cittadinanza – Cittadinanza per matrimonio o Unione civile) Pajisu me dokumentacionin e nevojshëm. Paraqit kërkesën tënde online duke hyrë në https://portaleservizi.dlci.interno.itKërkesa jote do të përpunohet nga Ministria e Brendshme brenda dy vitesh (afat i cili mund të shtuhet edhe për një vit tjetër për kërkesat e paraqitura pas datës 20.12.2020 (sipas Ligjit nr. 173 datë 18.02.2020); për kërkesat e paraqitura para datës 20.12.2020, afati mbetet 48 muaj. Zbulo më shumë informacione në faqen web http://www.interno.gov.it

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada italiane ne tirane ambasada italiane ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:35

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy elektriçistëve në Gjirokastër, mesnatën e sotme. Duke shpërndarë një v...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:06

GJIROKASTËR– Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dedikuar një status dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi mjeti i tyre i punës ra n...