Bota

Fotoja e tij publikohet nga KFOR, 6-vjeç duke mbajtur në dorë një predhë! Shabani kujton me emocion dhe lot ngjarjet e 21-v

17 Shkurt 2021, 13:17 Nga DOSJA
Fotoja e tij publikohet nga KFOR, 6-vjeç duke mbajtur në dorë

KOSOVË– Shaban Xani, i mbijetuari i luftës së fundit në Kosovë, mes emocioneve dhe lotëve në fytyrë, ka treguar përjetimin e tij si një gjashtë vjeçar, kur forcat serbe i dogjën shtëpinë.

Historia e Shaban Xanit bëhet edhe më emocionuese për faktin që Shabani pas 21 vitesh shikon fotografinë e tij të publikuar nga KFOR-i, duke mbajtur një predhë të tankeve në duar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ajo foto është bërë në gusht të vitit 1999, nga forcat e KFOR-it, në atë kohë unë isha me gjyshin duke kaluar gjatë rrugës për arsye se shtëpitë tona ishin të djegura tërësisht, dhe dëshironim të shihnim vendin se si dukej aty. Aty hasëm afër ushtrisë së KFOR-it dhe deshëm që të shohim vendin por kemi parë disa gëzhoja të plumbave të topit, tankeve që janë gjuajtur nga ushtria serbe, kur jemi afruar unë nuk kam mundur me mbajt sepse ka qenë shumë e rëndë, rreth 7 kg është e thatë, ndërsa gjatësia ka shkuar deri në 70 cm, dhe KFORI e ka kthyer anën nga shkronjat sepse në ato shkronja shihet që është prodhim rus që na ka gjuajtur ushtria serbe”, tha Xani për ‘Ekonomia Online’.

“Kur e kam parë foton pas 21 viteve, nuk kam menduar që jam unë në foto, pasi që e kisha mëdyshjen se si ka mund me u realizua ajo foto, mirëpo kur e kam shikua mirë dhe kam pasë foto ma herët kur kam qenë në kohën e luftës edhe emocioni ka qenë i papërshkrueshëm, për arsye se nuk e dija që do kthehej ajo foto në këtë kohë edhe pse i falënderohem shumë personit që e ka gjet foton duke e ditë që është një moment i mirë për mua dhe familjen time, gjithmonë e diskutojmë për atë foto se si ka ardhur, se emocionet kanë qenë shumë të mira si nga unë, familja dhe shoqëria”, u shpreh më tej Xani.

Edhe pse ishte vetëm gjashtë vjeçar, ai kujton shumë mirë kohën e luftës, ku sipas tij ka qenë një periudhë mjaftë e vështirë.

“Të flasësh për luftën realisht është një gjë shumë e rëndësishme, kjo datë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë popullin shqiptar. Duke përfshirë të gjithë vuajtjen të cilën e kemi kaluar si shqiptarë e si rini, e posaçërisht edhe unë që edhe pse isha 6 vjeç në atë kohë më kujtohet shumë mirë lufta, tmerri që kam kaluar edhe pse ka qenë një kohë shumë e brishtë që kanë kaluar gjithë kosovarët. Të flasësh për luftën apo për 17 shkurtin është një datë shumë e rëndësishme sepse të vish deri në këtë datë kanë sakrifikuar shumë familje e shumë njerëz, mirëpo me sakrificë dhe punën e njerëzve kemi arritur deri te kjo datë që është 13 vjetori i pavarësisë tonë”, tha Xani.

Shabani tha se ajo fotografi tregon se gjenerata e tij nuk kanë shijuar lodrat apo mësimet si fëmijët e tjerë, pasi sipas tij lodrat për të vegjlit e Kosovës kanë qenë armët. Në përfundim ai bëri apel që rinia të punojnë shumë dhe ta zhvillojnë vendin, e të mos harrojnë të kaluarën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora shaban xani shaban xani

Sondazh

Poll