Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Jam në kontakt me amerikanët për strategji të përbashkët, bisedimet duhet të vazhdojnë p

17 Shkurt 2021, 12:38 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Jam në kontakt me amerikanët

KOSOVË-I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se Brukseli është i bindur se do të realizohet një marrëveshje për normalizimin e raportove midis dy vendeve.

“Është në interesine tyre, në interesin e të gjithë rajonit, dhe sigurisht në interes të BE-së gjithashtu,”- ka thënë Lajcak.

Po ashtu, sipas Gazeta Express, Lajçak ka shtuar se BE-ja dhe SHBA-ja kanë një histori të gjatë bashkëpunimi produktiv në Ballkanin Perëndimor dhe në procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

 “Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme ndër vite, unë jam në kontakt të pandashëm me kolegët amerikan, për të përgatitur një strategji të përbashkët për aktivitete të përbashkëta, dhe jemi duke shikuar për një bashkëpunim të ngusht transatlantik të rindërtuar”, ka thënë Lajcak.

Lajçak ka theksuar se mesazhi për fillimin e dialogut është i qartë, por nuk ka dhënë një datë fikse për fillimin e tij.

“Mesazhi i BE-së është i qartë. Ne jemi të gatshëm të rinisim dialogun aty ku e kemi lënë në dhjetor sapo që të krijohet qeveria e re e Kosovës. Unë jam gjithashtu i gatshëm të udhëtojë ne rajon dhe të takoj palët sapo ta lejojnë kushtet. BE është e qartë. Vazhdimi i dialogut pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithëve”, ka theksuar ndër të tjera Lajcak.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Më pas, qeveria e ardhshme e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi miroslav-lajcka dialogu kosove-serbi miroslav-lajcka

Sondazh

Poll