Bota

Grushti i shtetit në Mianmar/ Liderja e shtetit përballet me akuza të reja

17 Shkurt 2021, 12:57 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Mianmar/ Liderja e shtetit përballet me akuza

MIANMAR-Ushtria e Mianmar ka akuzuar Aung San Suu Kyi, udhëheqësen e zgjedhur të vendit, për një shkelje të dytë. Sipas Aljazeera, kësaj here ajo akuzohet për keqmenaxhim të katastrofave natyror.

Daë Aung San Suu Kyi është akuzuar për një shkelje shtesë sipas ligjit të Menaxhimit të Katastrofës Natyrore,” -tha avokati Khin Maung Zaw.

Aung San Suu Kyi, e cila u arrestua nga ushtria përpara një grushti shteti në 1 Shkurt, tashmë është akuzuar për import të paligjshëm të radio-dëgjuese të gjetura në shtëpinë e saj.

Suu Kyi bëri një paraqitje të shkurtër virtuale në një gjykatë në kryeqytetin Nay Pyi Taw. Ajo thuhet se iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rregullimet ligjore dhe përfaqësimin. Seanca e saj e radhës në gjykatë është planifikuar të zhvillohet në 1 Mars

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka thënë se SHBA-ja është e shqetësuar për akuzat e reja.

“Ndërsa presidenti ka thënë se marrja e pushtetit nga ushtria është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj tranzicionit të vendit në demokraci dhe shtetin e së drejtës,” tha Price në konferencën e së martës në Washington DC.

Po ashtu, Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab gjithashtu dënoi akuzat kundër Aung San Suu Kyi, duke thënë se ajo duhet të lirohet.

“Akuzat kundër Aung San Suu Kyi janë të motivuara politikisht dhe shembulli i fundit i ushtrisë Myanmar që minon politikanët e zgjedhur në mënyrë demokratike,”- tha ai në një deklaratë.

Protestat  në vend vijojnë, për lirimin e udhëheqësve të tyre të zgjedhur, përfshirë Suu Kyi. Mianmar në 1 shkurt është përballuar me një grusht shteti. Ushtria ka marrë në dorë kontrollin, pasi ka arrestuar udhëheqësen, Aung San Suu Kyi, e cila akuzohet për manipulim të votave.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aung san suu kyi grushti i shteti ne mianmar aung san suu kyi grushti i shteti ne mianmar

Sondazh

Poll