Politike

‘Boll me telekamera!’/ Komentuesi nuk ‘mban më’, kritikon Ramën, kryeministri ia hedh fajin portaleve: Të fusin në v

17 Shkurt 2021, 12:09 Nga DOSJA
‘Boll me telekamera!’/ Komentuesi nuk ‘mban më’,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është “kapur” me një komentues në rrjetet sociale, i cili e ka kritikuar për videot që publikon nga takime të ndryshme. Rama ia ka vënë fajin mediave, duke sqaruar se për shkak se nuk pasqyrohen lajme të vërteta, ai është “detyruar” që të tregojë vetë punët e bëra nga qeveria e tij.

PJESË NGA INTERVISTA:

Komentuesi: Pse nuk i lini këto spektakle? Pse nuk bëni punën tuaj dhe boll me telekamera?

Edi Rama: Punën duhet të bëjnë të gjitha qeveritë se vezët e kuqe i bën vetë për Pashkë ti! Dhe puna jonë është edhe të të informojmë ty për punën që bëjmë se ndryshme ti s’e merr vesh që po rindërtohen shtëpi e po bëhen spitale, shkolla, rrugë dhe që vaksinimi po ecën etj. Sepse në kanalet e portalet e këtij vendi treçereku i gjërave që të fusin në vesh janë rrena me bisht! Por ti e ke shumë kollaj, nëse nuk i do “spektaklet” siç i quan mund të dalësh nga këtu aë lirisht, po aq sa ke hyrë. Sepse me zot largqoftë të të mbajë kush!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll