Politike

Denoncimi i dy motrave për humbjen e babait, Rama: Nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie

17 Shkurt 2021, 09:43 Nga DOSJA
Denoncimi i dy motrave për humbjen e babait, Rama: Nuk kishte asnjë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi denoncimet që u dhanë në media ditën e djeshme nga spitali i Infektivit. Pas daljes nga stadiumi ‘Air Albania’ Rama u pyet nga gazetarët për rastin e dy vajzave që denoncuan neglizhencën e stafit mjekësor ndaj babait të tyre që humbi jetën nga Covid.


Rama tha se i ngushëllon vajzat për humbjen e tyre mirëpo deklarata e tyre ishte sa e dhimbshme aq dhe partiake. Ndërkohë kreu i qeverisë shtoi se QSUT tregoi se çfarë kishte ndodhur e se ndodh shpesh herë që në rast humbje jete faji i faturohet mjekëve.

Po flasim për dy raste të ndryshme. Zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak si ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakcinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha. Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve.”, tha Rama.

Rifat Lalo, vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Vili Minarolli ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve me COVID19 në spitalin infektiv në Tiranë. Dy vajzat e tij denoncuan ditën e djeshme janë penduar që e sollën të atin e tyre në spital, pasi e kishin lënë në të ftohtë ulur në një karrige. Vajzat thanë se i ati para se të vdiste iu ka thënë se nuk i ishte bërë as skaneri dhe thirrja e tyre ndaj qytetarëve ishte që të mos i sillnin të afërmit e tyre në spitalin Infektiv.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ngjarja te infektivi rifat lalo edi rama ngjarja te infektivi rifat lalo

Sondazh

Poll