Politike

Kosova feston 13-vjetorin, Monika Kryemadhi: Përparimi në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës është mbresëlë

17 Shkurt 2021, 10:30 Nga DOSJA
Kosova feston 13-vjetorin, Monika Kryemadhi: Përparimi në drejtim

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE.

Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë. 17 shkurti i 13 viteve më parë, kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor, për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza të saj.

Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE. Me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë, Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj.

Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t’i përballojë në mënyrë të suksesshme.  Gëzuar 17 shkurtin, gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi uron kosoven pavaresia e kosoves kryemadhi uron kosoven pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll