Politike

“Askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes”, Rama: Do t’ia dalim me vaksinimin siç ia dolëm me rindërtimi

17 Shkurt 2021, 08:46 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se qeveria po e fiton hap pas hapi betejën me rindërtimin për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se askush nuk e besonte pas tërmetit që do t’ia dilnin me rimëkëmbjen. Ai shton vaksinimi në Shqipëri nuk do bëhet më vonë se vendet e tjera të Europës.

Postimi i plotw:

Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit a së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë

Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll