Politike

Rama: Vaksinim të personaliteteve që janë të moshuar, denoncimi i dy motrave për babain, deklaratë dhimbjeje dhe partie (M

17 Shkurt 2021, 09:38 Nga DOSJA
Rama: Vaksinim të personaliteteve që janë të moshuar,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. Ato vëzhguan nga afër procesin e vaksinimit ndërkohë që në daljen e tyre nga stadiumi iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.


Kryeministri Rama bëri të ditur se do të fillojë vaksinimi i personalitetetve të moshuar. Kjo sipas tij duhet bërë pasi nuk mund të presin që ata të ndërrojnë jetë e më pas të mbajnë fjalime. ‘Do vazhdojmë me një  numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime’- tha Rama.

Ndër të tjera Rama tha se nesër do të fillojë edhe vaksinimi edhe në Vlorë. Kryeministri u shpreh se brenda 14 muajsh do të kryhet i gjithë vaksinimin anti-COVID, duke theksuar se ata që duan dhe se nuk do të jetë me detyrim. Rama tha se pritet finalizimi i vaksinës Astra Zeneca për 360 mijë doza, kemi shumë shpresë për arritjen e një marrëveshjeje dhe me një shtet tjetër.

Rama u pyet nga gazetarët dhe për rastet e denoncuara në spitalin Infektiv. Ai tha se zonja e cila nuk gjeti sendet e familjarit nuk kishte me vete kartën e identitetit ndërsa për dy motrat që denoncuan pakujdesi për shërbimin ndaj të atit që humbi jetën nga Covid tha se ishte denoncim partiak.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha për gazetarët e pranishëm se spitalet Covid në Tiranë kanë ende vende të lira. Manastriliu theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, por çështja e personave të shtruar është dinamike dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll