Politike

‘Dembelët aktivë nuk të lënë të punosh’/ Rama ironizon postimin e Vasilit, i drejtohet infermieres: Shumë mirë që k

17 Shkurt 2021, 11:22 Nga DOSJA
‘Dembelët aktivë nuk të lënë të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në shtëpinë  e të moshuarve në Tiranë aty ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit. Ai u prit me duartrokitje nga të pranishmit. Manastirliu tha se janë rreth 1 mijë përfitues të vaksinës.


Rreth 1 mijë përfitues dhe staf do të jenë të parët që do të vaksonohen’- tha Manastirliu.

Ndërkohë Rama me ironi iu drejtua infermierëve duke i thënë se kanë bërë mirë që kanë vendosur doreza.

Shumë mirë që keni vënë dorezat sot se kanë dalë inspektorët, portalet‘- tha Rama, ndërkohë që infermierja i tha se ka 30 vite që bën këtë punë.

Po mua më thua, po janë inspektorët në Facebook, si thoshte Faik Konica, janë dembelët aktivë që nuk të lënë të punosh.’- tha Rama.

Batuta e Ramës lidhet me postimin që bëri ditën e djeshme nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili në Facebook. Ai ndau dy foto nga procesi i vaksinimit që u zhvillua dje në Shkodër e që sipas tij infermierët nuk kishin të vendosur dorezat.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shtepin e te moshuarve edi rama edi rama ne shtepin e te moshuarve

Sondazh

Poll