Politike

Vdekja e dy elektricistëve në Gjirokastër, Balluku i shpreh ngushëllime familjarëve: OSHEE do të kujdeset për familjet e

17 Shkurt 2021, 10:48 Nga DOSJA
Vdekja e dy elektricistëve në Gjirokastër, Balluku i shpreh

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë ngushëllimet për humbjen e jetëve të dy punonjësve të OSHEE. Balluku shprehet se OSHEE do të kujdeset për familjet e tyre. Balluku bëri të ditur se ka kërkuar nga OSHEE që të paraqitet kërkesa në mënyrë që familjet e Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfës që humbën jetën, të mund të marrin dëmshpërblim për punën që kanë kryer përgjatë gjithë viteve që kanë punuar.

DEKLARATA:

Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjestarëve të vyer të pjestarëve të OSHEE që humbën jetën mbrëmjen e djeshme. Ismet Isaraj, dhe Selfo Kallfa me detyre elektricist. U nisën për të lokalizuar ndërprerjen e energjisë. Ismeti ka qënë 22 vite dhe Selfo 34 vite në OSHEE. Oshee do të kujdeset për familjet e tyre. Respekt per heroizmin për cdo punonjës që kanë punuar në këtë javë për të riparuar cdo defekt në kushtet e motit ekstrem për të minimizuar cdo defekt për të mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE të paraqesin kërkesën për dëmshpërbim për dy punonjësit për punën e kryer në motin ekstrem.

Rama shkroi në ‘Facebook’ se i bashkohet thirrjes së ministres e se i shpreh mirënjohjen e tij dhe të qeverisë punëtorëve që punuan pa kursyer në kushte ekstreme të motit.

‘Bashkohem me ngushëllimet e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për familjet e për kolegët e dy punonjësve të OSSHE që humbën jetën në krye të detyrës, si edhe u shpreh të gjithë mirënjohjen time e të qeverisë, të gjithë atyre mijëra shërbëtorëve të shtetit e të popullit, që në këto ditë me mot të jashtëzakonshmëm punuan pa u kursyer e duke u gdhirë në fronte tejet të vështira, duke riparuar dëmet në energji e hapur rrugët e bllokuara nga stuhitë e dëborë’- shkroi Rama.

TRAGJIKE/ Po shkonin të rregullonin një defekt, makina e OSHEE bie në lumin Drino, vdesin dy elektricistët! Polumbarët i nxjerrin sot, familjarët: U vonuan, mund të ishin shpëtuar

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama ismet isaraj selfo kallfa vdesin punonjesit e oshee ne drino belinda balluku edi rama ismet isaraj selfo kallfa vdesin punonjesit e oshee ne drino

Sondazh

Poll