Sport

VIDEO/ Barcelonë pa ide, Mbappe i merr skenën Messit dhe shkatërron i vetëm katalanasit, Liverpool nuk e diskuton Leipzig

16 Shkurt 2021, 21:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelonë pa ide, Mbappe i merr skenën Messit dhe

EUROPË– Ndeshja më e pritur e mbrëmjes, për vajtjen e 1/8 të Champions League nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Barcelona merr një humbje të rëndë përballë PSG me shifrat 1-4. Pjesa e parë në “Camp Nou” përfundoi në barazim 1-1. Të parët që kaluan të avantazh ishin vendasit në minutën e 27-të kur Leo Messi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë nga Franca barazuan në minutën e 32-të me anë të Mbappe-s.

Ndërsa në pjesën e dytë Barcelona shfaqi vështirësi veçanërisht për të përmbajtur Kylian Mbappe. Sulmuesi francez mori skenën e stadiumit mitik me golin e dytë të shënuar në minutën e 65-të. Pikërisht kështu, sepse për të përforcuar sigurinë e kalimit të raundit, mendoi Moise Kean.

Ish-sulmuesi i Juventus shënon golin e tretë në minutën e 70-të, duke firmosur kapitullimin e katalanasve në shtëpinë e tyre. Ndërkohë 5 minuta nga përfundimi i takimit për t’i dhënë një goditje akoma më të fortë mendoi përsëri sulmuesi francez, Kylian Mbappe që del nga “Camp Nou” me tri gola.

LEIPZIG-LIVERPOOL 0-2

Liverpool lë pas krizën dhe bën detyrën ndaj Leipzig në transfertë duke fituar 0-2. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë Liverpool shënon dy herë. Dy dhuratat e mbrojtes gjermane bëjnë që Salah dhe Mane në minutat 53’ dhe 58’ të mos falin dhe të shënojnë dy herë duke siguruar kështu një fitore të rëndësishme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona mbappe psg barcelona mbappe psg

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 19:02

Statisticienët nxjerrin fituesin e Championsit

ANGLI – Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool. Tashmë që skuadrat e kë...

Sport 16 Shkurt 2021, 10:33

Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

EKUADOR – Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një perso...