Aktualitet

Operacioni “Bilça”/ Policia mësyn në banesën e 34-vjeçarit, gjen 6.1 kg kanabis dhe para, vihet në pranga i riu nga Be

17 Shkurt 2021, 09:27 Nga DOSJA
Operacioni “Bilça”/ Policia mësyn në banesën e

BERAT– Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi është kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë S. M., 34 vjeç, banues në Bilç, Berat.

Sipas policisë, bazuar në informacionet se shtetasi S. M. dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

NJOFTIMI I POLICISE:

BeratFinalizohet operacioni policor i koduar “Bilça”.Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në  bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Berat.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.Sekuestrohen 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.Vihet në pranga poseduesi.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bilça”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.M, 34 vjeç, banues në Bilç, Berat.Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi S. M. dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjecari ne berat arrestohet 34-vjecari ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 09:05

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka n...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 08:30

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës“Porto Romano”, ndryshe “Porta Romake”. qyt...