Aktualitet

17 Shkurt 2021, 09:05 Nga DOSJA

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka ndërruar jetë.

31-vjeçari ishte shtruar në spitalin COVID-2 në Tiranë prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Megjithatë nuk është raportuar se vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. I riu ka ndërruar jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit sotëm dhe do të përcillet në banesën e fundit në orën 16:00.

Vetëm pak ditë më parë, nga pandemia e koronavirusit ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare Julian Buzo, montazhier në Klan Tv, duke rënduar bilancin e të rinjve që kanë ndërruar jetë nga pandemia.

Jo më larg se dy ditë më parë, ndërroi jetë edhe një 9-vjeçar. Agresivitetin e COVID-19 tek moshat e reja ekspertët e lidhin  me variantet e reja të këtij virusi që duket se kanë hyrë në Shqipëri, edhe pse ende nuk është konfirmuar asnjë rasti i tillë. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete 31 vjecari te shefqet ndroqi nderron jete 31 vjecari te shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 08:30

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës“Porto Romano”, ndryshe “Porta Romake”. qyt...