Aktualitet

EMRAT/ Gjykata në Angli merr vendimin për bandën shqiptare të trafikut të kokainës

17 Shkurt 2021, 09:56 Nga DOSJA
EMRAT/ Gjykata në Angli merr vendimin për bandën shqiptare

BRITANI– Pesë shqiptarët janë dënuar nga autoritet britanike pasi policia shkatërroi rrjetin e tyre fitimprurës të trafikut të kokainës në Tunbridge Uells.

Sipas mediave britanike, shitjet në total të drogës gati gjysmë milion paund u organizuan nga banda, e cila vendosi linja telefonike 24-orëshe për të marrë porosi dhe për të ndërlidhur shitjen e lëndës narkotike.

Detektivët gjetën se banda drejtohej nga Dosku, i cili u ndihmua nga Mark Gjeci dhe së bashku ata përdorën korrierët, Elvis Shehu, Eldjort Ajazi dhe Endrit Tobli.

Më shumë se 100 klientë në ditë telefonin bandën shqiptare dhe porosisnin lëndë narkotike me anë të kodeve të ndryshme.

Paratë e fituara nga droga u morën si prova, përfshirë faturat e mbushjes së telefonit celular dhe mesazhet. Të pestë u akuzuan për komplot për furnizim me kokainë.

Gjykatësi Det Con Broun tha: “Vlerësohet se tregtia e drogës e bandës do të kishte prodhuar të ardhura prej më shumë se 450 000 paundë”. Në Gjykatën e Maidstone Croun ata u deklaruan fajtorë dhe të premten (12 Shkurt) u dënuan si më poshtë:

Dosku, 35 vjerç – shtatë vjet e dy muaj burg

Gjeci, 24 vjeç – shtatë vjet e dhjetë muaj

Shehu, 23 – katër vjet e tre muaj burg

Ajazi, 33 vjeç – tre vjet e nëntë muaj

Tobli, 28 vjeç – tre vjet e tetë muaj

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merret vendimi per 5 shqiptaret ne angli merret vendimi per 5 shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 09:05

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka n...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 08:30

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës“Porto Romano”, ndryshe “Porta Romake”. qyt...