Politike

“Harruan ditëlindjen e Skënderbeut”, Luan Rama i kritikon të gjithë, edhe Metën: Turp është pak!

6 Maj 2019, 20:23 Nga DOSJA
“Harruan ditëlindjen e Skënderbeut”, Luan Rama i kritikon

TIRANË- Nënkryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë por edhe Presidentin e Republikës, akademikët, profesorët dhe historianët, për mosorganizimin e ndonjë aktiviteti me rastin e datëlindjes së heroit kombëtar.

Luan Rama, duke u ndalur tek viti 2018, që u quajt si Viti i Skënderbeut, shprehet se vetëm një vit më vonë askush nuk e kujton heroin kombëtar.

Ai shprehet se ky është më shumë se turp.

“Turp është pak! Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!”, – shprehet Rama.

Postimi i plotë:

Çfarë shteti – asnjë veprimtari,
asnjë fjalë në datën e lindjes
së Heroit Kombëtar, Skënderbeut!

Viti i Skënderbeut, siç u shpall prej qeverisë shqiptare viti 2018 në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, ngjan shumë i largët jo në kuptimin kohor, po prej harresës dhe hipokrizisë shtetërore, prej fallsitetit e fasadës butaforike.

Sepse, nderimi e respekti, mirënjohja e dedikimi shtetëror e i çdo shqiptari ndaj Heroit Kombëtar të shqiptarëve nuk mund të jetë vetëm jubilar dhe as sipas qasjeve individuale apo shijeve sezonale të qeverisë.

Aq më tepër, që më parë se të ketë një datë të vdekjes, Skënderbeu ka një datë të lindjes, që me sa duket mungon në kalendarët e autoriteteve shtetërore në Shqipëri!

Nderimi e respekti për Heroin tonë Kombëtar, për Gjergj Kastriotin, për Skënderbeun shqiptar, duhet të jetë i përhershëm dhe i përjetshëm!

Mirëpo, për fat të keq e për turpin e autoriteteve shtetërore shqiptare, nuk ka ndodhur e nuk po ndodh kështu!

Sepse sot në datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, i cili ka lindur më 6 maj 1405, askush ndër autoritetet shtetërore, as qeveria e Edi Ramës, as Presidenti i Republikës, por as akademikë e profesorë, as historianë apo institucione që mbajnë emrin e tij, nuk dënjuan ta përmendin e të thotë një fjalë të vetme!

Mbase ata e harruan! Ose ndoshta më e saktë është të them që nuk e dinë se sot Skënderbeu ka datëlindjen!

Turp është pak!

Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike datëlindja e skënderbeut edi rama ilir meta luan rama datëlindja e skënderbeut edi rama ilir meta luan rama

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2019, 18:35

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.Ai tha se ndonëse nga kj...