Bota

Zgjedhjet në Kosovë në PZAZ arrijnë 16 ankesa për parregullsi

16 Shkurt 2021, 19:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë në PZAZ arrijnë 16 ankesa për

KOSOVË- 16 ankesa kanë arritur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAZ) për parregullsi ditën e zgjedhjeve. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i PZAZ-së Mulë Desku për KosovaPress. Ankesa e dërguara nga nga partitë politike, OJQ-të, kandidatët për deputetë dhe individë të tjerë, kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore, dërgim i mesazheve telefonike, kërkesa për manipulim të votave.

Brenda 24 orëve nga ora 19:00 e datës 14.02.2021 deri ne ora 19:00 të datës 15.02.2021, PZAP ka pranuar 16 ankesa, për parregullsitë e ditës e zgjedhjeve te cilat janë paraqitur nga individë, subjekte politike, kandidatë për deputetë dhe organizata. Thyerje e heshtjes zgjedhor, bërja e fushatës zgjedhore, dërgimi i SMS, thirrje për te votuar subjektin e caktuar politik apo kandidatët e tyre. Parregullsi në vendvotim: Votim i shumëfishtë, mospërputhje e rezultateve, për shkak te shkeljeve te procedurave ligjor dhe Kushtetutës e të tjera”, tha ai.

Ankesa kanë ardhur ngta tre subjekte politike, PDK-ja, LDK-ja si dhe nga Birn.

“Birn ka paraqitur 7 ankesa, tri subjekte politike kanë paraqitur 6 ankesa. Komisionere e LDK-së ka paraqitur 1 ankesë. Kandidat për deputet i PDK-së ka paraqitur 1 ankese, një qytetar ka paraqitur 1 ankesë. Gjithsejtë janë paraqitur 16 ankesa”, u shpreh Desku.

LAJMI KRYESOR: Sfida e re e Albin Kurtit! Me 3 ulëse minus, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe opsionet ideale (Problem emri i presidentit)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mulë desku pzaz zgjedhjet ne kosove mulë desku pzaz zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll