Bota

“Skuadra gati! Para marsh!”, vunë ushtarët grekë në rresht, çështja e dy ushtarëve shqiptarë bëhet debat në parlam

16 Shkurt 2021, 19:26 Nga DOSJA
“Skuadra gati! Para marsh!”, vunë ushtarët grekë

GREQI– Parlamenti grek ditën e sotme debatoi lidhur me videon virale ku dy ushtarë shqiptarë  u jepnin urdhra ushtarëve të tjerë grekë.

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur pyetjes së kreut të partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, nëse është kryer një hetim i brendshëm për videon ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria duke u dhënë urdhra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.

Gjatë seancës parlamentare, Panagiotopulos u shpreh se organet zyrtare kompetente për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për veprën e kryer.

Hetimi i brendshëm administrativ për këtë rast specifik, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj  në mediat sociale”, ka deklaruar theksuar Ministri grek i Mbrojtjes.

Videoja u bë virale në mediat sociale më 15 janar me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë” dhe reagimet që pasuan ishin të shumta. Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke nisi një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ushtaret shqiptare ne greqi ushtaret shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll