Bota

“Më kanë droguar”, Princesha e Dubait bën deklaratën e fortë: Babai po më mban peng në vilë!

16 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA
“Më kanë droguar”, Princesha e Dubait bën

DUBAI– Vajza e udhëheqësit të Dubait, Princesha Latifa Al Maktoum, e cila u përpoq të largohej nga vendi në vitin 2018, akuzon të atin se po e mban peng në vilë.

Në një video që i ka dërguar miqve të saj, Princesha Latifa thotë se forcat speciale e kanë droguar dhe e kanë vendosur në paraburgim. Ajo i bënte thirrje miqve që të kërkonin ndihmë tek Kombet e Bashkuara, shkruan BBC.

Ish-Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut iu është bashkuar thirrjeve për veprim ndërkombëtar për të përcaktuar gjendjen aktuale dhe vendndodhjen e Latifa-s.

Babai i Latifa-s, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). Familja Al Maktoum mohon kategorikisht akuzat dhe ka përsëritur disa herë që Princeshë Latifa është e sigurt dhe e qetë në gjirin e familjes.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dubai princesha e dubait dubai princesha e dubait

Sondazh

Poll