Aktualitet

Hapet në Durrës spitali Covid, mund të mbajë deri në 70 të infektuar, pavioni është gati plot

16 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA
Hapet në Durrës spitali Covid, mund të mbajë deri në 70

DURRËS – Në këtë valë të pandemisë, Durrësi mbetet një nga rajonet me numrin më të lartë të të infektuarve me SARS-CoV-2 në vend, ndaj spitali rajonal i tij u kthye në spital të dedikuar për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Në këtë spital ofrohen 70 shtretër dhe infrastruktura e duhur e staf i trajnuar për trajtimin e të sëmurëve.

”Tani ata që deklarohen pozitiv me tampon mjekohen në spitalin e Durrësit dhe ato që janë me insuficiencë respiratore që dërgoheshin në Tiranë.”

Reparti infektiv ka numrin më të lartë të shtretërve dhe pret 40 pacientë. Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se kapacitetet janë thuajse të plotësuara. Pacientët që do të trajtohen në këtë spital, tashmë Covid 19, janë ata nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja të referuar nga shërbimi i mjekut të familjes apo nr 127 i urgjencës kombëtare.

”Gjatë 12-13 muajve të fundit janë trajnuar stafet e pavijoneve Covid dhe pa u bërë ende spital covid është bërë pajisja e duhur, pra të gjithë shtretërit kanë infrastrukturën e duhur për trajtimin e pacientëve. Aktualisht të shtruar janë pacientët me insuficiencë respiratorë dhe ata të dyshuar për Covid, por tani ata që vijnë të deklaruar pozitiv vijnë çdo ditë.”

Aktualisht, ka një fluks të shtuar pacientësh që mbërrijnë në spital duke kërkuar ekzaminime laboratorike dhe trajtim spitalor, për shkak të gjendjes së rënduar që paraqesin.

Marrë nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll