Aktualitet

Najada Çomo denoncon 32-vjeçaren nga Berati se e bezdiste në telefon, e reja mohon gjithçka: Kam ngatërruar numër, nuk e n

16 Shkurt 2021, 08:49 Nga DOSJA
Najada Çomo denoncon 32-vjeçaren nga Berati se e bezdiste në

TIRANË– Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka denoncuar në Komisariatin nr.4, një rast kërcënimi. Sipas kallëzimi të depozituar, mjekja Çomo ka denoncuar se një e re nga Berati e telefononte duke e kërcënuar për më shumë se 2 javë. Telefonatat kishin nisur që prej datës 28 janar dhe nuk kishin ndalur, duke bërë që mjekja ta çonte çështjen në Polici.

Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç”, njofton policia.

Ky denoncim ka bërë që oficerët e Policisë Gjyqësore të marrin në pyetje vajzën nga Berati.

Por në dëshminë e saj në polici, burime për Dosja.al bëjnë me dije se 32-vjeçarja nga Berati ka mohuar që të ketë patur për qëllim shqetësimin e shefes së Infektivit në telefon, duke theksuar se kishte dashur të merrte dikë tjetër në telefon.

E reja ka thënë se nuk e njeh Çomon dhe nuk ka asnjë lidhje shqetësimi i saj me mjeken.

Sipas Kodit Penal në vendin tonë, thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, dënohen me gjobë ose heqje lirie deri në një vit.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet najada como najada çomo kercenohet najada como najada çomo

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 12:09

TIRANE- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas denoncimit të dy vajzave të pacientit Rifat Lalo, të cilat thanë se kanë prova që tregojnë s...