Aktualitet

Vdekja 25-vjeçarit që ra në korent, familjarët: Ishte gjallë për 30 minuta, ambulanca u vonua se ishte bllokuar rruga…me

16 Shkurt 2021, 15:34 Nga DOSJA
Vdekja 25-vjeçarit që ra në korent, familjarët: Ishte

TIRANË– Familjarët e 25-vjeçarit, Amarildo Basi që ndërroi jetë pasi ra në korent kanë fajësuar vonesën e ambulancën për vdekjen e tij.

Ata janë shprehur se Basi ishte gjallë për 30 minuta pasi kishte rënë në konktakt me energjinë elektrike, por që ambulanca ka ardhur me vonesë. Sipas tyre, shkak për vonesën e ambulancës është bërë bllokimi i rrugës në Shkozë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave.  

Familjarët shprehen ndër të tjera se Amarildo Basi punonte me skrap dhe me ato para që merrte ushqente familjen dhe fëmijët.

Ishte gjallë, ambulanca është vonuar 25-30 minuta dhe ai ka qenë gjallë në atë kohë. U vonua se këtu është bllokuar rruga, nuk ka ku të kalojë. Do kishte shpëtuar…ai punonte me skrap, merrte lekët dhe mbante familjen. Ushqente fëmijët,”- shprehen ata ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme. I riu ka rë kontakt me energjinë elektrike teksa merrte skrap në një kabinë dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo basi vdes 25 vjecari ne tirane amarildo basi vdes 25 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll