Aktualitet

Nuk respektojnë masat kundër Covid-19, policia nuk fal, gjobit 952 persona 

16 Shkurt 2021, 15:30 Nga DOSJA
Nuk respektojnë masat kundër Covid-19, policia nuk fal, gjobit 952

TIRANË– 952 persona janë gjobitur në 24 orët e fundit pasi nuk respektuan masat mbrojtëse për parandalimin e koronavirusit. 

Policia bën me dije se 850 persona janë gjobitur për shkak se nuk kishin vendosur maskën ndërkohë janë ndëshkuar dhe 45 drejtues mjetesh pasi lëviznin pa marrë leje. 

Po ashtu, blutë bëjnë me dije se është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratori i një lokali që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.


NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masë administrative 952 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 850 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 45 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratori i një lokali që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

.(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll