Aktualitet

Kodi INTERESAT! Hiqeshin si administratorë banke dhe mashtruan qytetarin, çifti nga Tirana bënte namin me para, SKEMA si zhva

16 Shkurt 2021, 12:40 Nga DOSJA
Kodi INTERESAT! Hiqeshin si administratorë banke dhe mashtruan qytetarin,

TIRANË– Finalizohet operacioni “Interesat”! Policia e Shtetit ka prangosur një 36-vjeçare e identifikuar si Valbona Golemi, nga Tirana, e cila në bashkëpunim me S.K. mashtronte qytetarë duke iu zhvatur para. Të dy prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtruan një qytetar, duke i thënë se ishte zgjedhur “fitues”, dhe se do të përfitonte interesa më të larta bankare për depozitat si klient. Kështu 36-vjeçarja dhe i shpalluri në kërkim, i morën shumën e 1.600.000 lekëve të reja. Ndërkohë ende vijon puna nga Policia për kapjen e të shpallurit në kërkim, ndërsa po hetohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë mashtruar nga dyshja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, operacioni i koduar “Interesat”. Prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtruan një qytetar me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient, vihet në pranga një shtetase, shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja: V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni interesat policia e shtetit valbona golemi operacioni interesat policia e shtetit valbona golemi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 12:09

TIRANE- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas denoncimit të dy vajzave të pacientit Rifat Lalo, të cilat thanë se kanë prova që tregojnë s...