Aktualitet

Viktima e TRETË/ E rëndë në Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike, 25-vjeçari vdes për shkak të vonesës së ambu

16 Shkurt 2021, 14:07 Nga DOSJA
Viktima e TRETË/ E rëndë në Tiranë, bie në kontakt

TIRANË– Një 25-vjeçar i identifikuar si Amarildo Basi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ditën e sotme në Tiranë. I riu, banues në Shkozë, i cili ishte pjesë e komunitetit rom, po mblidhte hekura dhe skrap në një kabinë elektrike në momentin që ka rënë në kontakt me telat e korentit.

Pavarësisht kontaktit me rrymën elektrike, sipas dëshmive të familjarëve të tij, Basi ka qenë ende gjallë për 30 minuta të tjera, por mos marrja e ndihmës mjekësore për shkak të vonesës së ambulancës ka bërë që ai të humbiste jetën më pas. Familjarët shprehen ndër të tjera se 25-vjeçari punonte me skrap dhe me ato para që merrte ushqente familjen dhe fëmijët.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është e pakalueshme për makinat. Dosja.al mëson se rruga pranë zonës ku ai banonte, në Shkozë ka një muaj që është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave nga moti i keq dhe ende nuk është pastruar.

I riu Amarildo Basi është personi i tretë që humb jetën në vendin tonë brenda pak ditëve, pasi nuk arrin të marrë dot shërbimin mjekësor për shkak të bllokimit të rrugëve. Dy ditë më parë, vdiq në makinë, rrugës për në spital nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu.

Pamjet kur të rinjtë shtynin makinën e ngecur në dëborën e Dibrës bënë xhiron e rrjetit, por e moshuara nuk ia dolit dot. Para saj, ndërroi jetë një tjetër person, pasi makina me të cilën udhëtonte u aksidentua për shkak të bllokimit të rrugës nga dëbora.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo basi nderron jete 30-vjecari ne tirane amarildo basi nderron jete 30-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 12:09

TIRANE- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas denoncimit të dy vajzave të pacientit Rifat Lalo, të cilat thanë se kanë prova që tregojnë s...