Aktualitet

‘Kur denoncova mi gjetën’/ I humbën sendet personale të babait tek Infektivi, gruaja: Kam 24 orë që i kërkoj, spitali

16 Shkurt 2021, 12:38 Nga DOSJA
‘Kur denoncova mi gjetën’/ I humbën sendet personale

TIRANË– Vajza e pacientit me Covid-19 e cila denoncoi se babait të saj i kishin vjedhur sendet personale ka treguar se pas denoncimit të bërë ia kanë rikthyer. Ajo është shprehur për mediat se prej 24 orësh ka qënë duke i kërkuar sendet mirëpo pas denoncimit që kreu në polici ato u gjendën pas 30 minutash dhe iu dorëzuan nga spitali Infektiv.

‘Erdha dje për të mi dhanë nuk m’i dhanë. Atje thanë i ka marrë e bija. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, i ke tek COVID 3. Shkoj atje më dhanë vetëm varësen. Po nuk ishte portofoli as unaza.  Pastaj kur denoncova mi gjetën. Asgjë s’më thanë, merri ja ku i ke sendet dhe kaq. Nuk lajmëronin këto. Më thanë i ke atje, atje më thanë i ke këtu. As ushqimet që i kemi sjellë dje nuk i ka marrë. Koordinatorja i kishte thënë e ka marrë e bija tek COVID 3, e bija jam unë, por nuk i kam marrë”.

Paraditen e sotme, gruaja denoncoi për Dosja.al dhe media të tjera se babait të shtruar me COVID në spitalin Infektiv nuk i ishte gjetur portofoli me para dhe unaza.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shtrimet me covid vjedhjet nga covid shtrimet me covid vjedhjet nga covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 12:09

TIRANE- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas denoncimit të dy vajzave të pacientit Rifat Lalo, të cilat thanë se kanë prova që tregojnë s...