Bota

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

13 Shkurt 2019, 13:48 Nga DOSJA
Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo datën e lindjes së foshnjës. Gruaja e Gere, Alejandra Silva, kishte bërë publike shtatzëninë në shtator me një foto të publikuar në Instagram, por nuk qëndroi aty për shumë kohë, pasi u fshi nga profili i saj.

Aktori i ‘Pretty Woman’ u martua me publicisten spanjolle në prill të vitit 2018. Sipas Cover Media, ky fëmijë është i dyti për të, pasi aktori është tashmë babai i një djali 18 vjeçar, të quajtur Homer, nga martesa e tij me aktoren Carey Lowell, nga e cila u divorcua pas 11 vjetësh. Bahskëshortja e tij aktuale, Alejandra Silva gjithashtu ka një fëmijë, një djalë të quajtur Albert, nga martesa e saj me Govind Friedland.

Gere në një intervistë për prestigjozen ‘Hello’ u shpreh: “Unë jam njeriu më i lumtur në univers. Si mund të mos jem unë? Jam e martuar me një grua të bukur që është e zgjuar, e ndjeshme (dhe) e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, që ka një humor brilant, ka shumë durim, di të fal dhe është një amvisë shumë e mirë, që bën sallatën më të mirë në botë.”

Burimi: Stuff

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #richard gere #behet baba aktori i famshem #richard gere #behet baba aktori i famshem

Sondazh

Poll