Politike

Nis vaksinimi në rrethe! Injektohen me Pfizer bluzat e bardha dhe azilet në Shkodër, anulohet ‘Vlora’, s’është trajnu

16 Shkurt 2021, 07:32 Nga DOSJA
Nis vaksinimi në rrethe! Injektohen me Pfizer bluzat e bardha dhe azilet

TIRANË– Sot nis vaksinimi anti-COVID në Shkodër. Pas mbërritjes së 7020 doza të tjera të vaksinave Pfizer në Shqipëri, sot është lajmëruar se vaksinimi do të nisë edhe në Shkodër, ndërsa Vlora është pezulluar. Kjo për shkak se nuk është bërë ende trajnimi i stafit mjekësor. 

Për të inspektuar procesin, në Shkodër i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, do të injektohen 1100 vaksina nga 7020 totali që kanë mbërritur dje, ndërsa do të vaksinohen edhe të moshuarit nga disa prej azileve të qytetit.

Dje, nga aeroporti i Rinasit, numri një i qeverisë Edi Rama lajmëroi se javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve fillimisht në Tiranë dhe më pas në të gjithë vendin.

Sipas tij, dozat e vaksinave ishin siguruar nga vend mik, të cilin sërish zgjodhi që ta mabnte të fshehtë. 360 mijë doza Astra Zeneca-s do të mbërrijnë në vend, për të nisur kështu një fazë tjetër, atë të moshave të rrezikuara. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu edi rama nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll