Politike

14 persona brenda ambientit të mbyllur/ Taulant Balla s’pyet për pandeminë, mbledh mbështetësit e PS-së për të prezant

15 Shkurt 2021, 20:48 Nga DOSJA
14 persona brenda ambientit të mbyllur/ Taulant Balla s’pyet për

PEQIN- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme ka prezantuar kandidatin për deputet në Peqin, ku do të jetë Saimir Hasalla.

Por mesa duket kur bëhet fjalë për fushatë, rregullat e Covid-19 janë zero. Siç shihet në foton e mëposhtme më shumë se 14 persona janë mbledhur brenda një ambienti të mbyllur ndërkohë që distancimi social është zero. Po ashtu shihet se vetë Balla dhe një person që është në krah të djathtë tij nuk mbajnë maskë, ndërkohë të tjerët që e kanë nuk e kanë vendosur siç duhet.

Ditët e fundit në vendin tonë janë rritur rastet e reja me Covid-19, dhe pak ditë më parë nisur nga kjo situatë Komiteti i Ekspertëve mori masa më të ashpra për të parandalauar pandeminë e Covid-19. Por siç shihet për zyrtarët që janë pjesë e qeverisë sëmundja vdekjeprurëse nuk ezkiston.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi taulna balla koronavirusi ne shqiperi taulna balla

Sondazh

Poll