Politike

“Më vjen turp që të kam Kryeministër, në Kosovë…”/ Rama ‘zihet’ keq me qytetarin: Meriton të dalësh jashtë, s

15 Shkurt 2021, 21:24 Nga DOSJA
“Më vjen turp që të kam Kryeministër, në

TIRANË- Zjedhjet në Kosovë të cilat janë zhvilluar ditën e djeshme kanë qenë kryefjalë e mediave jo vetëm kosovare por edhe në vendin tonë. 

Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të qeta dhe pa incidente, gjë e cila ka rënë edhe në sy edhe të qytetarëve, ku më pas edhe i janë ‘vërsulur’ Kryeministrit Rama. 

Në një postim që ka bërë Rama, një nga qytetarët i shkruan se i vjen turp që ka një Kryeministër si ai duke shtuar se në zgjedhjet e Kosovës, nuk pati as vjedhje vote dhe as vrasje.

Pas këtij komenti nuk ka munguar as përgjigja e kreut të qeverisë i cili i është drejtuar në mënyrë të ashpër ku i ka thënë se ai meriton të dalë jashtë si ndotës mjedisi, për shkak të gjuhës vulgare që ka përdorur. 

PJESË NGA BISEDA: 

Nikoll Prenga: Mua më vjen turp që të kam kryeministër sepse dje Kosova pati Zgjdhje Elektorale, të jashtëzakonshme ku nuk pati asjë incident të tipit allashqiptare si ndonjë vrasje, ndonjë video ku shpërndahen lekë për blerje vote…etj etj. Besoj se I din më mirë se unë! E kuptoj nuk është në kulturën e Shqpërisë akoma të pregozosh kundërshtarët politik…por një faleminderit për popullin e Kosovës, për zgjedhjet dhe për rezultatin që ndryshe nga Shqipëria doli më pas se 24 orë, asnjë koment, asnjë status nga tit ë paktën që shprehesh si patriot. Por është më e rëndësishme për ty që ne të shohim doktorët që nuk kanë infsatrukturq por duhet të shkojmnë në këmbë te pacientët si ne në propaganda komunizmi.

Edi Rama: Në fakt ti meriton të dalësh jashtë që këtu si ndotës mjedisi, me këtë gjihë vulgare, por kjo është punë e rojes së e etikës së faqes jo e imja, ndërkohë që duke të bashkëngjitur përshëndetjen  time për zgjedhjet në Kosovë, uroj që zoti të ta lehtësoj barrën e mmlefit që të ka trashur gjuhën dhe rënduar qepallat e syve.

Edi Koci: Përfitoj socialista se ne që jemi demokrat nuk përfitojmë asgjë

Edi Rama: Nuk ka socialista e demokrtë në këtë proces, po ti shko pyet kryetarin e PD-se në Farkë, që ishin katër kurora nën një cati që u shemb dhe sot kanë katër shtëppi të reja, një për cdo kurorë.

Roland Spahi: Po ne që jemi tre kuror, me një familje prej 9 personash sa do të na takojën

Edi Rama: 3 shtëpi

Mondi Luca: Sa mirë do ishte që gjatë gjithë vitit të ishit të njëjtë, por si duket për fushata bëhi shumë zemërgjerë.

Edi Rama: Pse ur ra tërmeti fushatë ishte apo ke qenë në gjumë ti dhe s’me ke parë ditë e natë me njerëzit një javë rrugëve derisa u sistemuan nëpër shtëpi e npër hotele të gjithë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll