Aktualitet

16 Shkurt 2021, 09:48 Nga DOSJA

TIRANË– Rifat Lalo, vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë, Vili Minarolli, ka ndërruar jetë nga Covid-19. Lalo mbante mbiemër të ndryshëm nga vëllai i tij pasi ai ishte rritur nga halla e tij, ndërkohë që ishte një intelektual aktiv në jetën publike të Tiranës.

Ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë ndërkohë që kjo është bërë e ditur nga vajzat e tij. Për ‘Faxnews’, të përlotura dhe të gjendura në oborrin e spitalit, dy vajzat rrëfyen se janë penduar shumë që sollën të atin në spital. Dy vajzat thanë se Infektivi nuk ishte zgjedhja e tyre e parë mirëpo në pamundësi për ta shtruar në spitale private pasi nuk kishte oksigjen, e sollën në Infektiv.

Mes lotësh vajza e të ndjerit tha se babai i tyre e telefononte çdo çerek ore dhe i bënte të ditur se nuk po i bënin asgjë, se e kishin lënë në të ftohtë dhe pranë derës në karrige. Thirrja e tyre ndaj qytetarëve ishte që të mos i sillnin të afërmit e tyre në spitalin Infektiv.

DEKLARATA:

Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë. Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe thoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.

Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.

Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë.

Pas denoncimit të rëndë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nis të sqarojë opinionin publik duke thënë se vajzat janë në dhimbje që ndikon në gjykimin e tyre, ndërsa shprehen se Lala ka shkuar në spital në gjendje të rëndë dhe se i është bërë skaneri vetëm 45 minuta pas hyrjes në spital. QSUT thotë se familjarët i kanë bërë presion mjekes roje për ta nxjerrë pacientin nga spitali e për ta kuruar jashtë vendit.

Vëllai i viktimës, Vili Minarolli, ish-funksionar i lartë i Partisë Demokratike dhe ish-ambasador i Shqipërisë shkruan se familja e përjetoi rëndë situatën e vëllait, që sipas tij e braktisën me orë të tëra tek dera pa i dhënë ndihmë. Ai hodhi akuza edhe ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të cilët thotë se gënjen dhe vetëm bën propagandë, madje e quajti edhe idiote.

(a.b;kle.mu;f.m/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i motrave ngjarja te infektivi rifat lalo denoncimi i motrave ngjarja te infektivi rifat lalo

Sondazh

Poll