Aktualitet

‘Kemi 40 ditë nën ujë’/ Rama pritet me protesta në Shkodër! Banorët e zonave të përmbytura mblidhen në qytet, kërk

16 Shkurt 2021, 08:40 Nga DOSJA
‘Kemi 40 ditë nën ujë’/ Rama pritet me protesta

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Shkodër! Qytetarë dhe fermerë, të cilët kanë mbi 40 ditë nën pushtetin e ujit, kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh kreut të qeverisë, që sipas tyre i ka braktisur duke i lënë në mëshirë të natyrës. 

Sapo kanë marrë vesh lajmin se Rama do të ishte vetë prezent në qytet, për të parë nga afër procesin e vaksinimit anti-COVID, qytetarët janë mbledhur para pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Për mediat e pranishme, qytetarët e kanë cilësuar si absurd vendimin për të sjellë vaksina anti-COVID, kur ata janë ende në pushtetin e ujit. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen nga ana e qeverisë, pasi nuk morën asnjë masë për të parandaluar “furinë” e ujit që zabtuar mijëra ha tokë. 

Por protestuesit po mbahen nën vëzhgim nga Policia, me qëllim respektimin e masave anti-COVID. Vetë Rama ka hyrë në qytet me eksortën e tij, ndërsa në qytet për të siguruar që nuk do të ketë incidente është angazhuar edhe ekipi i “Shqiponjave”. Megjithatë Rama është larguar sapo ka mbaruar vizitën në qendrën e vaksinimit, pa denjuar të dëgjojë kërkesat e qytetarëve të përmbytur. 

Sot në qytet ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha dhe të moshuarëve, me 1100 dozat e para të vaksinës së Pfizer. I njëjti proces që do të zhvillohet në Shkodër, pritej që të ndodhte edhe në Vlorë, por për arsye që ende nuk dihen, procesi është pezulluar.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi ne shqiperi protesta ne shkoder edi rama nis vaksinimi ne shqiperi protesta ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 08:06

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi pas bllokimit të akseve rrugore nga moti i keq. Kështu bëhet...

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:58

SHQIPËRI– Vendi ynë po përballet me temperatura nën minus dhe reshje dëborë që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë. Sot temperatura më e ulët për...

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:30

TIRANË– Mjeku Martin Mano ka analizuar kurën e ilaçeve anti-COVID të përdorur nga moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit pasi e kaloi pandeminë...