Aktualitet

Sherri që përfundoi keq! Arbër Balliu u prangos, si tentoi të vrite shokun pas zënkës te ‘Komuna e Parisit’. Keqi u sh

16 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA
Sherri që përfundoi keq! Arbër Balliu u prangos, si tentoi

TIRANË– Arbër Balliu, i shpallur në kërkim nga Policia prej më shumë se 2 vitesh është prangosur dje brenda apartamentit ku jetonte në Tiranë. (Shiko këtu) Më 14 Mars 2019, në orët e vona të mbrëmjeste ‘Komuna e Parisit’, ai qëlloi me armë zjarri 26-vjeçarin Enea Keqa. 

Të rinjtë, miq me njëri-tjetrin, kishin nisur një zënkë për arsye që nuk dihen. Por gjithçka agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Balloi qëlloi në drejtim të 26-vjeçarit qëlluan tre herë me armë, por fatmirësisht ia hodhi duke u plagosur vetëm me një plumb në këmbë. Pasi qëlloi të riun, Balliu u largua me makinën e tij nga zona e krimit, ndërsa Keqa nuk pranonte që të tregonte kush e qëlloi.

Ishin kamerat e sigurisë së bizneseve që zbardhën gjithë ngjarjen, duke zbuluar edhe identitetin e Balliut. Ky i fundit ishte në banesë edhe Demiraldo Hetën, oficerin e Policisë së Dibrës, me të cilin dyshohet se bashkëpunonte për shitjen e lëndëve narkotike.

Ndaj këtij të fundit, ka nisur hetimi nga Shërbimi i Ankesave për Çështjet e Brendshme nën akuzën “përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa për 32-vjeçarin Balliu përveç “vrasjes në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, rëndon edhe akuza për “prodhim dhe shitje narkotikësh.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbër balliu enea keqa arbër balliu enea keqa

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 08:06

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi pas bllokimit të akseve rrugore nga moti i keq. Kështu bëhet...

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:58

SHQIPËRI– Vendi ynë po përballet me temperatura nën minus dhe reshje dëborë që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë. Sot temperatura më e ulët për...

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:30

TIRANË– Mjeku Martin Mano ka analizuar kurën e ilaçeve anti-COVID të përdorur nga moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit pasi e kaloi pandeminë...