Aktualitet

Do udhëtoni për në Greqi? Lëreni për nesër! Kakavija mbyllet për 24 orë, pala greke në grevë

16 Shkurt 2021, 09:40 Nga DOSJA
Do udhëtoni për në Greqi? Lëreni për nesër!

GJIROKASTËR-Kakavija do të jetë e mbyllur për 24 orë. Sipas një njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër bëhet e dituar se duke filluar nga nesër në orën 7:00 deri pasnesër në 7:00 pika kufitare e Kakavisë, do të qëndrojë e mbyllur. Shkak për këtë vendim është bërë greva që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt,”-thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre orëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të doganës greke nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, fugonave që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

“Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra,”-shkruhet në njoftim.

Po ashtu sqarohet e përjashtim do të ketë vetë për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije: Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt. Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente. Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

(k.m.k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet kakavija mbyllet kakavija

Sondazh

Poll