Aktualitet

Nuk pastroi aksin Ura e Ulzës-Shkopet, kompania Geci kallëzohet për shpërdorim detyre

16 Shkurt 2021, 09:22 Nga DOSJA
Nuk pastroi aksin Ura e Ulzës-Shkopet, kompania Geci kallëzohet

MAT-Kompania Geci është kallëzuar penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Padia është bërë pasi kompania nuk ka pastruar aksin rrugor nga Ura e Ulzës në Shkopet. Në rruge është konstatuar prania e akullit dhe e borës, që nuk ishte pastruar dhe nuk ishte hedhur kripë apo skorje për pastrimin e rrugëve.

Bizneset që ndodhen anës rrugës që kishte për të mirëmbajtur Geci shprehen se ata nuk kanë parë asnjë makinë që të pastrojë borën, dhe kanë qenë vetë ata që kanë ndihmuar banorët e bllokuar në mjetet e tyre për orë me radhë.

Dosja.al ka publikuar një shkrim në lidhje me tenderin e fituar nga kompania për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë u konstatuan dëmtime, që për orë të tëra la në rrugë dhjetëra qytetarë, për shkak të mos largimit të dëborës nga akset rrugore

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kallezimi ndaj kompanise geci kompania geci kallezimi ndaj kompanise geci kompania geci

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 08:06

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi pas bllokimit të akseve rrugore nga moti i keq. Kështu bëhet...