Aktualitet

Protestat në Shkodër, banorët: Do kërkojmë dëmshpërblim, me ardh’sot Rama pas 1 viti e gjysëm në Shkodër, më duket

16 Shkurt 2021, 09:28 Nga DOSJA
Protestat në Shkodër, banorët: Do kërkojmë

SHKODËR–Banorët në Shkodër kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të zonave të përmbytura. Kjo protestë bëhet në ditën kur kryeministri Edi Rama pritet të jetë i pranishëm në procesin e vaksinimit që do të mbahet në stadiumin e zonës.

Banorët shprehen se vizita e Ramës në këtë ditë është absurde. Banori i bën kërkesë banorëve që të ngrihen në protestë si dhe shprehet se do të kërkojë dëmshpërblim.

Ne jemi mbledhur duke marrë informacione se kryeministri i Shqipërisë, një nga legjendat e këtij vendi Skënderbeu i tretë më duket se i takon se është Spiropali përpara na viziton duke na sjellë disa ndihma artificiale. Kanë kaluar gati 40 ditë se ne si njësi dhe njësi të tjera janë të përmbytura. Në Bërdicë 350 hektarë janë të përmbytura.Nuk kemi parë asnjë ndihmë nga shteti jonë. Populli është duke shkuar drejt regresit. Nuk ka mirëqenie. Ne si banorë e shprehim indinjatën nëpërmjet jush që ju falënderoj për prezencën dhe kohën. Shteti t’i sjellë sytë dhe të mos shëtisë me makina në horizont por të ulet me këmbë në tokë. Unë sot kam dashur ta përqafoj Ramën sepse është duke na sjellë diçka. Në një kohë që Shkodrën e ka quajtur epidemi kjo më duket absurde. Unë bëj kërkesë që qeveria të mbështesë këta banorë. Vetëm me çizme të gjata mund të kalosh në ato rrugë atje. Qejfi është me fol me njerëzit me ata që kanë shpirt e zemër

‘Unë të gjitha detyrimet e shtetit i paguaj. TVSH e gjërat më kanë ardhur për 6 muaj 8 milionë lekë. Shteti pse nuk më përgjigjet mua’- thotë një tjetër banor.

LAJMI KRYESOR: ‘Kemi 40 ditë nën ujë’/ Rama pritet me protesta në Shkodër! Banorët e zonave të përmbytura mblidhen në qytet, kërkesa të qarta: Duam dëmshpërblim!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rama pritet me protesta ne shkoder rama pritet me protesta ne shkoder

Sondazh

Poll