Aktualitet

Gazetari Elton Qyno: Qyno: Prokurori që la në burg kirurgun Prifti, liroi të arrestuarit për zhdukjen e Jan Prengës

15 Shkurt 2021, 22:25 Nga DOSJA
Gazetari Elton Qyno: Qyno: Prokurori që la në burg kirurgun Prifti,

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se rasti i kardiokirurgut Edvin Prifit është një ‘luftë bërrylash’. I ftuar në emisionin “PolitikOn”, Qyno tha se Prifti u arrestua nga një prokuror që ka lënë të lirë persona më të rrezikshëm.

Këtu, gazetari përmendi të arrestuarit për pengmarrjen e Jani Prengës, 49-vjeçarit që u rrëmbye në Kamëz dhe u zhduk pa gjurmë.

Sipas Qynos, personi që ka marrë këto dy vendime është i njejti prokuror.

“Rasti i Priftit është edhe një luftë bërrylash në shërbimin kardiologjik. Unë kam informacione të sakta.

I njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës. Ai që akuzohet për rrëmbim personi, është në detyrim paraqitje, ndërsa doktori për korrupsion në burg,”– tha Qyno.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno elton qyno

Sondazh

Poll