Aktualitet

Mësimi online/ Fëmijët në fshat tregojnë vështirësitë: S’kemi telefon e internet, ndërpritet edhe energjia

15 Shkurt 2021, 21:51 Nga DOSJA
Mësimi online/ Fëmijët në fshat tregojnë

SHËNGJERGJ- Nëse për një fëmijë në kryeqytet rënia e dëborës është gëzim sepse ndodh rrallë, nuk vlen e njëjta gjë për fëmijët në zonat rurale ku deri në shkrirjen e borës ata duhet të izolohen dhe jeta e tyre për pak kohë ndalet.

Damiani: Nuk kam as telefon , asgjë që të bëj mësim online .

Gazetarja: Po televizor?

Damiani: Jo as tv. Nuk kam me ç’ti marr detyrat.. Mua më pëlqen shkolla, të lexoj libra…

8 vjeçari nga fshati Urë i Shëngjergjit nuk mori pjesë në orën e mësimit këtë të hënë dhe nuk do mundet as në ditët në vijim për sa kohë shkollat janë mbyllur. Në kontenierin e kthyer në shtëpi kushtet e jetesës për të janë minimale dhe prindërit nuk ia përmbushin dot mjetet e nevojshme për mësimin online.

Arsida Agai, e ëma e Damianit: Është e pamundur për mua. Mezi po ju mbush fëmijëve me bukë. Me 40 mijë lekë asistencë cdo bësh? T’i mbush telefonin për online? Plus që s’kemi telefonin e përshtatshëm për online. E ndihmoj vetë me mundësitë e mia me mësimet.

Vështirësitë shtohen edhe më shumë me ardhjen e natës, ku në ditët e ftohta shkëputet edhe energjia elektrike.

“Pa drita, vetëm me këtë dhomën këtu 4 veta. I gjithë i ftohti brenda . Batanija në kurriz fëmija për detyrat. I bën me qiri se nuk shikon erret shpejtë”, thotë e ëma.

Marrë nga: Topchannel 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsida agai arsida agai

Sondazh

Poll