Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë urojnë VV për fitoren: Qeveria e re duhet të fokusohet për të zhvilluar shtetin   

15 Shkurt 2021, 21:00 Nga DOSJA
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë urojnë VV për

TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Në një deklaratë ata gjithashtu kanë kanë uruar Kosovës për mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet. Ata u shprehën se Kosova tregoi shembull për procesin e zgjedhjeve.

Shkrimi i plotë:

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dëshmuan edhe një herë se proceset demokratike janë në udhën e vet të mbarë. Populli i Kosovës votoi qetësisht, liderët politikë pranuan rezultatin  dhe  legjitimiteti i fituesve  tani kalon tek përgjegjësia për të justifikuar besimin e dhënë. LVV, si fituese e këtyre zgjedhjeve është përpara sfidës dhe momentit të shumëpritur për ndërtimin e një konsensusi të ri për Kosovën, si shtet funksional e i mbështetur mbi zhvillime  demokratike. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin se partitë që do të dalin në opozitë do t’i bëjnë një analizë të shëndetshme rezultatit dhe do të nxjerrin mësimet e nevojshme për t’i udhehequr. Demokracia në Kosovë ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive për të çuar përpara proceset shtetformuse në Kosovë. Urojmë gjithashtu që qeverisja e re të investohet drejt një Kosove euroatlanitike, një shteti të zhvilluar, ku drejtësia sociale e sundimi i ligjit të jenë parësore. Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një oksigjen të ri, për një marëdhënie atraktive me fqinjët, mbështetur mbi bazën e partneritetit e përfitimit të ndërsjelltë. Jemi besimplotë se LVV dhe partnerët e saj në koalicion, me vizion e përkushtim do të jenë bartës dhe frymëzues të interesave të popullit, vota e të cilit u ka dhënë një përgjegjësi si në asnjë rast tjetër më parë. Urojmë që edhe në Shqipëri, ku zgjedhjet janë në prag, të dëshmohet një pjekuri e lartë politike e demokratike për standarte europiane, me qëllim shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve Shqiptarë drejt të ardhmes së tyre europiane.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet këshilli i ambasadorëve shqiptarë zgjedhjet ne kosove këshilli i ambasadorëve shqiptarë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 19:29

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 18:52

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ...