Aktualitet

Prej 29 vitesh në baraken me kombesata/ nënë e bijë kërkojnë ndihmë: S’kemi me çfarë të ngrohemi. As bagëtia nu

15 Shkurt 2021, 21:32 Nga DOSJA
Prej 29 vitesh në baraken me kombesata/ nënë e bijë

TIRANË- Dëbora solli pamje përrallore në Tiranë, që pavarësisht temperaturave të ulëta solli mjaft gëzim në sy të fëmijëve. Por kjo është vetëm njëra pamje e efekteve që sjell natyra. Në një barake thuajse të shkatërruar e ndërtuar me kombesata jetojnë prej 29 vitesh nënë e bijë.

Në pamje të lë përshtypjen që nuk jeton njeri dhe sikur është gati duke u shembur. E po këtu kaluan peshën e rëndë që u sollën ngricat. “Patëm ftohtë sepse nuk kishim asgjë.”

Vajza e shtëpisë Landa, tregon për kushtet e vështira në këto ditë të ftohta ku ua kanë vështirësuar më tepër jetesën.

“S’kemi me çfarë të ngrohemi. Këtu hamë dhe këtu pimë në këtë kasolle. Shumë ftohtë. Fryn era këtej dhe del nga ana tjetër.”

Edhe pse ka kërkuar disa herë ndihmë nga Bashkia Tiranë ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje. “Për ndihmë kam shkuar, por s’më ka dhënë njeri.”

Landa tregon se prej dy vitesh kujdeset për nënën e saj të paralizuar ku kushtet që kanë ja përkeqësojnë më shumë gjendjen.

Apeli i tyre shkon për ndihmë e të mos i lënë të vuajnë në baraken, që siç thonë nuk jetojnë as bagëtitë. “Të lutem të më ndihmojnë bashkia, sepse mezor po jetoj. As bagëtia nuk jeton kështu në kasolle.”

Florinda dhe Landa Berisha jetojnë në zonën e kombinatit në rrugën “Dionis Filozofi”.

Marrë nga: Oranews

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 19:29

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 18:52

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ...