Aktualitet

Tre herë i dëbuar, burgoset ‘lord-i’ i drogës në Britani, shpërndante kokainën me shërbimin ‘delivery’

15 Shkurt 2021, 21:30 Nga DOSJA
Tre herë i dëbuar, burgoset ‘lord-i’ i drogës në

BRITANI– Një ‘baron’ droge nga Shqipëria edhe pse ishte dëbuar tre herë nga Britania e Madhe, është lënë në burg për më shumë se shtatë vjet pasi akuzohet si kryetari i një organizate që shpërndante kokainë me shërbimin ‘Deliveroo’ në Kent.

Shqiptari Drini Dosku furnizonte banorët në qytetet e pasura me kokainë. Ky aktivitet u zhvillua pas lirimit të tij nga burgu në vitin 2014 për tregti droge por sërish nuk u bind. Ai u lirua me marrëveshje me autoritetet se do të kthehej përherë në vendin e tij të lindjes, por emigranti i paligjshëm 35-vjeçar ishte në gjendje të kthehej përsëri, dhe hyrjen e paligjshme në Britaninë e Madhe e kishte të përsëritur edhe dy herë të tjera që nga viti 2011.

Ai më pas mori një rol ‘menaxherial’ në ndërmarrjen e drogës të klasës A, e cila shpërndahej si ushqim me taksi.

Shoku i tij i ‘besuar’ Mark Gjeci, 24 vjeç dhe korrierët Elvis Shehu, 23 vjeç, Eldjort Ajazi, 33 vjeç dhe 28 vjeçari Endrit Tobli gjithashtu pranuan akuzën e shpërndarjes së drogës.

Mësohet se Drini Dosku rekrutoi korrierë, siguroi identitete të rreme dhe akomodim, rregulloi makina me qira dhe sigurim dhe ishte përgjegjës për dy linjat e vlefshme të drogës përmes të cilit klientët do të porosisnin kokainë në marrëveshje si ushqim.

Kur u arrestua, policia gjeti 25,000 paund në bagazhin e një automjeti, së bashku me kokainën me vlerë më shumë se 1,000 paund, dhe para të tjera prej 6,000 paund në shtëpinë e tij.

Ai gjithashtu ishte përpjekur të fshihte provat, duke përfshirë dokumente ‘kontabël’, një kartë identiteti të rremë, çanta vulosëse, peshore dhe kokainë, në një kosh dhe në çatinë e pronës që ndau me Shehun ndërsa po kontrollohej nga policia.

Gjeci u burgos për shtatë vjet e10 muaj, Shehu, gjithashtu nga High Street, Orpington, për katër vjet tre muaj, Ajazi, nga Northolt Road, Harroë, Middlesex, për tre vjet e nëntë muaj, dhe Tobli, nga Ockham Drive, Orpington, për tre vjet tetë muaj.

(A.K)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drini dosku kapet shqiptari ne angli drini dosku kapet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 19:29

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 18:52

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ...