Aktualitet

EMRI + SKEMA/ Vodhi 30 mln lekë, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore në Elbasan, vijojnë hetimet për të gjetur

15 Shkurt 2021, 21:45 Nga DOSJA
EMRI + SKEMA/ Vodhi 30 mln lekë, arrestohet ekonomisti i qendrës

ELBASAN– Edlir Sejdini, ekonomist në qendrën shëndetësore numër 3 në qytetin e Elbasanit është vënë në pranga. Dosja.al ka mësuar se Sejdini akuzohet se ka abuzuar me detyrën e tij, dukë përfituar 30 milionë lekë.

Konkretisht, Sejdini ka falsifikuar listë-prezencën e punonjësve të kësaj qendre shëndetësore dhe ka arritur të përvetësojë 30 milionë lekë në mënyrë të paligjshme.

Sejdini po hetohej prej muajsh nga seksioni i krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit. Bazuar në provat e mbledhura nga hetimet e derimëtanishme, mësohet se 35-vjeçari ka vjedhur shuma të mëdha parash prej dy vitesh, duke shpërdoruar detyrën.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Prokuroria vijon hetimet për rastin në fjalë, pasi dyshohet se Sejdini nuk ka vepruar i vetëm dhe duhen zbuluar bashkëpunëtorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ekonomisti i qendres shendetesore ne elbasan edlir sejdini elbasan arrestohet ekonomisti i qendres shendetesore ne elbasan edlir sejdini elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 19:29

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...